Ekip
18 Prill 2016•Përditësim: 19 Prill 2016
PORTOVIEJO (AA) - Spanja ka dërguar një avion ushtarak me 47 ekspertë të kërkim-shpëtimit, dhe pesë qenë nuhatës në Ekuador, ku po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit e tërmetit, në të cilin jetën e humbën 272 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Avioni u nis nga baza ushtarake në Madrid herët në mëngjes dhe pritet të aterojë pasdite në aeroportin Guayaquil, që është qyteti më i goditur nga tërmeti.
Gjithsej 39 ushtarë dhe tetë zjarrfikës u dërguan në Ekuador pasi presidenti ekuadorian Rafael Correa këtë mëngjes tha se ishte "i sigurt se numri i të vdekurve nga tërmeti do të rritjet".