Handan Kazancı
04 Dhjetor 2019•Përditësim: 04 Dhjetor 2019
Asambleja Kombëtare e Francës ka miratuar ligjin me të cilin barazohen anti-sionizmi dhe anti-semitizmi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ligji u miratua me 154 vota pro dhe 72 kundër në Parlamentin e Francës.
Parlamenti i bëri thirrje qeverisë të miratojë përkufizimin e Aleancës Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit për anti-semitizmin.
Në një letër të hapur të publikuar në gazetën franceze Le Monde, në grup prej 127 intelektualësh hebrenj nga Franca, Izraeli dhe vendet e tjera filluan një peticion kundër projek-tligjit.
Duke i bërë thirrje Parlamentit të Francës që të mos miratojë ligjin, intelektualët theksojnë nevojën e luftimit të anti-semitizmit.
Ata thanë që anti-sionizmi ishte legjitim dhe se kritikat ndaj një shteti nuk kanë vlerën e njëjtë me anti-semitizmin.
Në muajin shkurt, presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se anti-sionizmi ishte një nga format moderne të anti-semitizmit dhe se ai do të pranojë përkufizimin e anti-semitizmit të Aleancës Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit.