Bota

Trump: Modi i Indisë pranoi të ndalojë blerjen e naftës ruse

Presidenti amerikan tha se tani do të përqendrohej në bindjen e Kinës që “të bëjë të njëjtën gjë" si India dhe të ndalojë blerjen e naftës së papërpunuar nga Moska

Michael Gabriel Hernandez  | 16.10.2025 - Përdıtësım : 16.10.2025
Trump: Modi i Indisë pranoi të ndalojë blerjen e naftës ruse Foto: AA/Arkiv

Washington DC

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë të ditur se kryeministri indian, Narendra Modi, ka rënë dakord të ndalojë blerjen e naftës ruse, duke përmbushur një kërkesë kyçe nga presidenti amerikan, transmeton Anadolu.

Trump më herët vendosi tarifa prej 50 për qind ndaj Indisë teksa kërkoi të ushtrojë presion mbi New Delhin që të ndalojë blerjet e naftës ruse, një kërkesë për të cilën ai tha se Modi pranoi gjatë një telefonate sot, duke e quajtur vendimin "një ndalesë të madhe".

"Ai nuk po blen naftën e tij nga Rusia. Filloi. E dini, nuk mund ta bësh menjëherë. Është një proces i vogël, por procesi do të përfundojë së shpejti", u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

"E tëra çfarë duam nga presidenti Putin është ta ndalojë këtë. Të ndalojë së vrari ukrainasë dhe të ndalojë së vrari rusë. Sepse ai po vret shumë rusë. Përsëri, kjo nuk e bën të duket mirë. Është një luftë që ai duhet ta kishte fituar brenda një jave dhe tani po hyn në vitin e tij të katërt", shtoi ai.

Trump është përpjekur të kufizojë blerjen e naftës ruse në tregjet ndërkombëtare, duke theksuar se duke vepruar kështu do të përshpejtojë përfundimin e luftës së Kremlinit kundër Ukrainës. Presidenti amerikan tha se tani do të përqendrohej në bindjen e Kinës që “të bëjë të njëjtën gjë" si India dhe të ndalojë blerjen e naftës së papërpunuar nga Moska.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.