Betül Yürük
25 Maj 2016•Përditësim: 26 Maj 2016
STAMBOLL (AA) - Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM) William Lacy Swing, tha se deri sa të jetë e ndaluar hyrja e refugjatëve në Evropë edhe rrugët e migrimit do të ndryshojnë vazhdimisht, raporton Anadolu Agency (AA).
Swing, në kuadër të Samitit Humanitar Botëror duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarit të AA-së tha se po përjetohet një krizë njerëzore e paparë në histori. Ai u shpreh se institucionet e ndihmave humanitare të cilat kanë probleme me burimet financiare përballë kësaj krize po përballen me një barrë shumë të rëndë.
"Në Samitin Humanitar Botëror ku priteshin mënyra për zgjidhje të problemeve të krizës politike, ishte një mundësi e mirë për të diskutuar rritjen e nevojave të ndihmave humanitare dhe të problemeve që përballen institucionet humanitare. Kemi nevojë për mbështetjn e shteteve që të realizohen ndihmat humanitare", deklaroi Swing.
- Vitin e kaluar humbën jetën rreth 5 mijë persona gjatë udhëtimit të migrimit
Ai vuri në dukje se një numër i madh personash si asnjëherë më parë në ditët e sotme kanë qenë të detyruar të migrojnë për arsye të ndryshme.