Murat Karadağ
25 Maj 2016•Përditësim: 26 Maj 2016
SANTIAGO (AA) - Nxënësit në Kili protestuan kundër vonesës së reformave në arsim të premtuar nga ana e presidentes së vendit, Michelle Bachelet, raporton Anadolu Agency (AA).
Një grup nxënësish të shkollës së mesme të cilët arritën të hyjnë në oborrin e Pallatit Presidencial kanë brohoritur duke mbajtur pankarta me slogane të ndryshme. Nxënësit të cilët u nxorën nga oborri i pallatit, vazhduan demonstratat e tyre në parkun në afërsi të Pallatit Presidencial.
"Sot nxënësit kilian, kanë hyrë në Pallatin Presidencial që ti tregojnë qeverisë dhe presidentes se janë të pasuksesshëm", theksohet në letrën e nxënësve dërguar zyrtarëve pas protestave.