Bayram Altuğ
18 Nëntor 2016•Përditësim: 18 Nëntor 2016
GJENEVË (AA) - Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) ka deklaruar se në ngjarje të ndryshme gjatë 3 ditëve të fundit në Detin Mesdhe, të paktën 365 persona kanë humbur jetën, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i IOM-it, Leonard Doyle, në një deklaratë për mediat në zyrën e OKB-së në Gjenevë, ka thënë se gjatë vitit 2016 të paktën 4.621 refugjatë kanë humbur jetën. "Kjo është një fatkeqësi e vërtetë", është shprehur ai.