Ekip
14 Maj 2016•Përditësim: 14 Maj 2016
BAGDAD (AA) – Një zyrtar irakian ka njoftuar se mbi dhjetë sulmues vetëvrarës kanë kryer një sulm mbi kompleksin qeveritar në afërsi të Bagdadit duke vrarë së paku gjashtë persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Koloneli Ali al-Issawi, njëherësh shef i policisë në Amiriyat Fallujah, ka konfirmuar se së paku 14 sulmues janë futur të shtunën në kompleksin qeveritar në të cilin përveç shtëpive të banimit gjendet edhe një stacion policor dhe disa zyra qeveritare.
Al-Issawi ka theksuar më tej se pesë nga sulmuesit kanë hedhë veten në ajër në kohën kur janë përleshur me forcat e sigurisë, ndërkohë që të tjerët ishin fshehur brenda ndërtesës por që më vonë janë eliminuar nga forcat e sigurisë.