Dejan Maksimoviç
14 Maj 2016•Përditësim: 14 Maj 2016
LONDËR (AA) – Njësia speciale ushtarake për eksploziv në qytezën angleze Bath ka deaktivizuar një bombë të Luftës së Dytë Botërore, e cila është gjetur gjatë punëve të realizuara nën sheshin e lojërave të një shkolle, raporton Anadolu Agency (AA).
Njësiti special për mënjanimin e eksplozivëve kanë hequr bombën të premten vonë dhe kryen shpërthim të kontrolluar të bombës, transmetojnë mediat britanike.
Mijëra njerëz janë evakuuar nga shtëpitë dhe objektet e bizneseve pasi bomba me peshë prej 225 kilogramëve ishte gjetur të enjten tek një sheshi i braktisur i lojërave të shkollës së mesme mbretërore në Bath.