Cem Genco
14 maj 2016•Përditësim: 15 maj 2016
HATAY (AA) – Organizatat Humanitare Heybe, Mus’ab Bin Umeyr dhe Kurtuba, nga Turqia kanë dërguar ndihma humanitare për popullin e rrezikuar të Halepit në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryetari i shoqatës Heybe, Yasin Karayel, tha se edhe në periudhën e ardhshme do të vazhdojnë dërgesat humanitare në këtë vend. Ai ka shtuar se sulmet ajrore dhe përleshjet kanë vështirësuar depërtimin e dërgesave humanitare.
“Në aksionin e përbashkët me shoqatat Mus’ab Bin Umeyr dhe Kurtuba, vëllezërve tanë në Halep u kemi dërguar 30 tonë miell si dhe medikamente të ndryshme, gjithë kjo në vlerë prej 11.912 euro, si dhe mjete higjienike në vlerë prej 5.956 euro”, tha Karayel, për të shtuar se popullata ka nevojë urgjente për ndihma të tjera.