Bilgin S. Şaşmaz
14 Maj 2016•Përditësim: 15 Maj 2016
NEW YORK (AA) - Në marshimin të organizuar në New York me rastin e Ditës ''Falun Dafa'', në shenjë proteste kundër qeverisë kineze morën pjesë rreth 10 mijë vullnetarë nga 53 vende të ndryshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Praktikuesit të meditimit antik ''Falun Dafa'' që në mbarë botën ka në më shumë se 100 vende miliona praktikues, në Manhattan organizuan një marsh protestues. Pjesëmarrësit të cilët u mblodhën në Parkun Dag Hammarskjold i cili gjendet përball Zyrës Qendrore të OKB-së, nga këtu filluan të marshojnë në grupe. Ky marshim ka përfunduar nën masat e larta të sigurisë të marra nga policia.
Ata që iu bashkuan këtij marshi protestues që kishin si qëllim që të tërheqin vëmendje për kufizimet dhe implementimet e ashpëra që ballafaqohen, gjatë marshimit mbanin fotografitë e personave për të cilët pretendohet se janë viktima të qeverisë kineze dhe pankarta me mesazhe për ata.