Ekip
17 Shtator 2017•Përditësim: 18 Shtator 2017
MOGADISHU (AA) – Të paktën katër ushtarë u vranë dhe tre të tjerë u plagosën në sulmin e terroristëve të Al Shabaab në një pikë kontrolli ushtarak në brendësi të Somalisë, raporton agjencia Anadolu Agency (AA).
Komisari i policisë, Issak Ali Abdulla, tha se sulmi ka ndodhur herët në mëngjes në Kalabayr, i cili shtrihet në një rrugë strategjike të rëndësishme që lidh Somalinë dhe Etiopinë.
Sulmi ndodhi vetëm disa kilometra larg qytetit të Beledweyne, në të cilin terroristët kohët e fundit kryen një sulm vdekjeprurës me bombë në një restorant, ku janë vendosur paqeruajtësit e Unionit Afrikan.
Përgjegjësinë për sulmin e mori organizata terroriste Al Shabaab. Në mesazhin e organizatës thuhet se janë vrarë se së paku gjashtë ushtarë.
Gjatë shtatë ditëve të fundit, terroristët e Al Shabaab kanë marrë kontrollin e pikave ushtarake në qytetet Gulagudud, Beled-Hawo, El-Wak dhe Kalabayr.