Servet Günerigök
14 Tetor 2020•Përditësim: 14 Tetor 2020
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka informuar këshilltarët e tij kryesorë se dëshiron të tërheqë trupat amerikane nga Somalia, njoftoi "Bloomberg News" të martën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke cituar njerëz që njohin këtë çështje, raporti tha se Pentagoni ka filluar hartimin e planeve për Trumpin.
Bisedimet kanë përfshirë Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Robert O’Brien, Sekretarin e Mbrojtjes, Mark Esper dhe kreun e Shtabit të Përgjithshëm, Mark Milley, sipas disa individëve, të cilët kërkuan të mos identifikohen për shkaqe private.
SHBA ka 650-800 trupa në Somali për të ndihmuar vendin afrikan në luftën kundër grupit terrorist Al-Shabaab.
Ky hap do t'i mundësojë presidentit Trump "të përmbushë premtimet e fushatës se do të kthejë ushtarë në shtëpi edhe pse vendi mbetet i bllokuar nga kryengritësit e lidhur me Al-Kaedën", tha raporti.
Që të gjitha ose pothuajse të gjitha trupat u dërguan në vend nga Trump, sipas Bloomberg. Trump autorizoi ushtrinë amerikane për të kryer sulme që kishin në shënjestër Al-Shabaabin në mars 2017.