Ekip
01 Shkurt 2021•Përditësim: 01 Shkurt 2021
Forcat somaleze të sigurisë sot në mëngjes i dhanë fund rrethimit për tetë orë të hotelit pas një sulmi nga militantët e Al-Shabaab në kryeqytetin Mogadishu, raporton Anadolu Agency (AA).
Së paku dhjetë persona kanë humbur jetën si pasojë e luftimeve të përqendruara në Afrik Hotel, i vendosur strategjikisht pranë aeroportit të fortifikuar në Mogadishu dhe shpesh i frekuentuar nga zyrtarë të qeverisë, politikanë të opozitës dhe punëtorë humanitarë.
Viktimat përfshijnë një gjeneral në pension, si dhe katër anëtarë të grupit kryengritës të lidhur me Al-Kaedën dhe pesë civilë, theksuan autoritetet që kur luftimet filluan me një autobombë vetëvrasëse të ndjekur nga luftime të ashpra midis forcave të sigurisë dhe sulmuesve.
Mbi dhjetë persona u plagosën dhe u dërguan menjëherë në spitalet për trajtim, u tha gazetarëve zëdhënësi i policisë, Sadaq Adan Ali.
Abdifatah Hassan, një kapiten policie në Mogadishu, për AA tha se viktimat mund të rriten.
Mediat lokale raportuan se katër ushtarë nga një njësi speciale po ashtu u vranë gjatë përleshjeve brenda hotelit.
Sipas kryeministrit Mohamed Hussein Roble, gjenerali i pensionuar i ushtrisë dhe ish-ministër i Mbrojtjes, Mohamed Nuur Galal, është midis të vrarëve në sulm.
"Ngushëllimet e mia të përzemërta për familjet e viktimave të sulmit të tmerrshëm terrorist në Hotel Afrik, përfshirë gjeneralin Mohamed Nur Galal, i cili i shërbeu vendit të tij me trimëri për mbi 50 vjet. Ky sulm është edhe një kujtesë tjetër e armikut të egër me të cilin përballemi. Ne duhet të bashkohen kundër terrorit", tha Roble në një deklaratë të shkurtër të postuar në Twitter.