Ekip
01 Mars 2017•Përditësim: 01 Mars 2017
MOGADISHU (AA) – Nga shpërthimi i një bombe sot në kryeqytetin somalez Mogadishu është vrarë një zyrtar i inteligjencës, ndërsa tre civilë të tjerë janë plagosur, bëri të ditur policia, raporton Anadolu Agency (AA).
Kapiteni i policisë Ali Mohamed Bulle tha se bomba ishte e vendosur në automjetin e një zyrtari të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë Kombëtare i cili u vra nga shpërthimi në Dharkenley, një periferi perëndimore.
Ky ishte shpërthimi i tretë në Mogadishu në tre ditët e fundit. Të paktën tre persona janë vrarë. Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por Al-Shabaab ka kryer sulmet e fundit ndaj objektivave të qeverisë.