Ekip
30 Gusht 2016•Përditësim: 31 Gusht 2016
JOHANNESBURG (AA) – Të paktën 15 njerëz kanë vdekur si pasojë e shpërthimit të fuqishëm i cili tronditi një hotel në Mogadishu, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia e lajmeve SONNA raporton se në mesin e viktimave ka ushtarë dhe civilë somalezë.
Njëzet persona kanë marrë plagë serioze, si pasojë e aktivizimit të një kamioni të mbushur me eksploziv të cilin militantët e grupit Al-Shabaab e aktivizuan para hotelit SYL.
Hoteli gjendet në afërsi të rezidencës presidenciale.
±±±Një shitës në dyqan deklaroi për Anadolu Agency se ka parë tym të madh duke u ngritur në qiell.
“Ishte e tmershme. Nuk e di se kur ne do të kemi paqe në shtet?", tha ai.
Militantët somalezë të grupit al-Shabaab, dega e Al Kaedës për Somali janë duke luftuar për të rrëzuar nga pushteti qeverinë somaleze të përkrahur nga Perëndimi.
Militantët e Al-Shabaab-it kanë kryer disa sulme në Somali dhe në Kenian fqinje duke vrarë qindra njerëz të pafajshëm.