Nour Gelle Gedi,Zeynep Hilal Karyağdı
30 Qershor 2016•Përditësim: 30 Qershor 2016
MOGADISHU (AA) - Si pasojë e shpërthimit të një bombe gjatë kalimit të një automjeti tip minibus në Sebelle-n e Poshtme të Somalisë, të paktën 17 persona kanë humbur jetën dhe 3 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burime lokale thuhet se një bombë ka shpërthyer kur një automjet tip minibus po kalonte nga Lafole në drejtim të kryeqytetit të vendit, Mogadishu. Burimet thanë se si pasojë e sulmit të paktën 17 persona kanë humbur jetën dhe 3 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Ndërkohë që ende askush nuk e ka marrë përsipër këtë sulm, autoritetet nuk kanë bërë ndonjë deklaratë për këtë ngjarje.
Organizata terroriste Esh-Shebab e cila është krijuar në vitin 2004 kryen sulme me bomba në Mogadishu dhe rajonet për rreth. Organizata ka disa rajone në qendër të vendit nën kontroll, ndërkohë ajo është përgjegjëse për shumë akte të dhunshme, pengmarrje dhe eliminime fizike.