Hasan Esen
17 Shtator 2017•Përditësim: 18 Shtator 2017
BRUKSEL (AA) - Nga aktiviteti "Dita pa makina" i cili zhvillohet tradicionalisht çdo vit në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, bulevardet dhe rrugët kanë mbetur për përdorimin nga këmbësorët dhe personat me biçikletë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në 19 rajone në Bruksel rrugët janë mbyllur për qarkullimin e automjeteve nga ora 09.30 e deri në 19.00. Banorët e qytetit kanë mbushur bulevardet dhe rrugët të cilat janë zbrazur nga automjetet.
Disa nga banorët kanë preferuar të ecin nëpër rrugët e zbrazura, ndërsa disa të tjerë të shëtisin me biçikletë. Në kuadër të kësaj dite në rajone të ndryshme të qytetit janë organizuar lojëra dhe aktivitete të ndryshme sportive dhe muzikore.
Në qytet ku mund të qarkullojnë vetëm autobusët, taksitë dhe automjetet me leje të veçantë njoftohet se automjetet e shërbimit të transportit publik janë pa pagesë.
Në kuadër të ditës pa makina për automjetet e shërbimit të transportit publik, ambulancat dhe për automjetet e zjarrfikësve është zbatuar kufiri i shpejtësisë për 30 km në orë.