Ekonomi

Hapet Panairi tradicional i Automjeteve në Bruksel

Panairi ekspozon qindra modele të ndryshme automjetesh, ndërsa vëmendje e veçantë u kushton makinave elektrike

Ata Ufuk Şeker  | 09.01.2026 - Përdıtësım : 10.01.2026
Hapet Panairi tradicional i Automjeteve në Bruksel Foto: Ata Ufuk Şeker / AA

Bruksel

Panairi i Automjeteve i Brukselit, i cili këtë vit shënon 102-vjetorin e tij, u hap për vizitorët në kryeqytetin belg, raporton Anadolu.

Panairi, i organizuar nga Federata Belgjike e Automjeteve (FEBIAC) në "Bruksel Expo Center", ka nisur të presë vizitorët.

Ky eveniment, që mbledh prodhuesit kryesorë të automjeteve në botë, këtë vit mbushi 102 vjet.

Në një hapësirë prej rreth 60.000 metra katrorë, panairi ekspozon qindra modele të ndryshme automjetesh. Aty prezantohen makina të reja, SUV, kamionë të lehtë, automjete tregtare të lehta dhe motoçikleta.

Panairi po u kushton vëmendje të veçantë makinave elektrike. Midis markave të pranishme janë Volkswagen, Peugeot, Citroen, Fiat, Opel, Alfa Romeo, DS, Renault, Dacia, Honda, Subaru, Toyota, Mazda, Hyundai, BYD, Lotus, Zeekr, Xpeng, MG, Jeep, Kia, Ford, Nissan, si dhe shumë makina luksoze si Mercedes, BMW, Audi, Tesla, Lexus, Porsche, Maserati dhe Lamborghini.

Vizitorët mund të marrin informacione të hollësishme mbi qindra modele të ndryshme automjetesh, disa prej të cilave ekspozohen për herë të parë, dhe gjithashtu mund të bëjnë blerje.

Panairi përfshin edhe zona simulimi ku mund të provohen disa makina dhe motoçikleta.

Ky edicion pritet të vizitohet nga 300.000 njerëz, ndërsa pjesë marrin 67 prodhues makinash dhe automjetesh komerciale. Panairi do të mbyllet më 18 janar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın