Bota

Suedi, refugjatja 107 vjeçare ballafaqohet me rrezikun e deportimit

Refugjatja 107 vjeçare afgane, Bibikhal Uzbek, e cila njihet si refugjatja më e vjetër në botë, ballafaqohet me rrezikun e deportimit nga Suedia

Atila Altuntaş  | 13.10.2018 - Përdıtësım : 15.10.2018
Suedi, refugjatja 107 vjeçare ballafaqohet me rrezikun e deportimit

Stockholm

STOCKHOLM (AA) – Refugjatja 107 vjeçare afgane, Bibikhal Uzbek, e cila njihet si refugjatja më e vjetër në botë, ballafaqohet me rrezikun e deportimit nga Suedia, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas radios shtetërore suedeze SR, refugjates Uzbek, e cila jeton në qytetin Gotland së bashku me nipërit/mbesat e saj, pas 3 javësh do t'i përfundojë afati i lejeqëndrimit të përkohshëm dhe ajo mund të deportohet nga Zyra për Emigrantë. Vitin e kaluar ishte vendosur për deportimin e saj, por pas presionit nga opinioni publik Gjykata Administrative e Migracionit ndaloi përkohësisht deportimin e refugjates së moshuar.

Nipi i 107 vjeçares afgane, Muhammed Uzbek në një deklaratë për radion SR kritikoi qëndrimin e Zyres për Emigrantë ku tha: “Përse nuk i japin lejeqëndrim një gruaje të vjetër e cila vuan nga sëmundja e demencës”.

Ai thotë se gjyshja e tij nuk mund të flasë e as nuk mund të ecë. "Nuk kupton shumë nga ajo që flitet, sytë e saj nuk shohin, e veshët nuk i dëgjojnë. Të paktën duhet t'i zgjasin edhe dy vite lejeqëndrimin", thotë Uzbek.

Njihet si refugjatja më e vjetër në botë

Uzbek për shkak të përleshjeve në shtetin e saj, dy vite më parë ishte detyruar të ikte dhe së bashku me familjen e saj nëpërmjet rrugëve ilegale arriti në Kroaci. Policia kroate në atë kohë kishte ekzaminuar dokumentet e gruas së moshuar dhe njoftoi se ajo është e moshës 105 vjeçare. Gruaja afgane nga Kroacia shkoi në Suedi, ku edhe bëri kërkesën për azil.















Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.