Ahmet Dursun
13 Tetor 2018•Përditësim: 14 Tetor 2018
ANKARA (AA) – Kanalet diplomatike midis Teheranit dhe Washingtonit duhet të mbeten të hapura, konsideron Hashmatullah Felahettphe, kryetar i Komisionit parlamentar për Sigurinë Kombëtare dhe Politikën e Jashtme, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Duhet të vendosim dilagun me ndonjë politikan amerikan dhe personalitete në fusha të ndryshme të cilët mund të pengojnë vendosjen e sanksioneve të gjera ndaj Iranit", tha Felahetthe në një intervistë për agjencinë e lajmeve të Iranit, IRNA.
Ai theksoi se presidenti amerikan Donald Trump vazhdon me politikat e tij të izolojë SHBA-të nga bashkësia ndërkombëtare.
"Prandaj është shumë e rëndësishme të mos mbyllen kanalet diplomatike me SHBA-të sepse Trump nuk është ajo çfarë janë SHBA-të", tha Felahetthe.
Ai potencoi se diplomacia, bisedimet dhe lobimi me opozitën e Trumpit ka çuar në zbutjen e marrëdhënieve diplomatike midis Iranit dhe SHBA-ve.