Gözde Bayar
29 Maj 2019•Përditësim: 29 Maj 2019
Ish-studentë nga më shumë se 30 vende që u diplomuan nga universitetet turke janë mbledhur në kryeqytetin turk Ankara në një iftar me rastin e muajit të bekuar të Ramazanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në këtë evenimet të martën, organizatori Ergash Jumayev, kreu i Shoqatës Ndërkombëtare të të Diplomuarve në Turqi (TUMED), tha se këta ish-studentë janë urë midis vendeve të tyre dhe Turqisë.
"Të diplomuarit ndërkombëtarë janë ambasadorë vullnetarë të Turqisë në vendet e tyre", tha ai.
Ai shtoi se të diplomuarit kanë përgjegjësinë për të forcuar marrëdhëniet midis vendeve të tyre dhe Turqisë.
- "Turqia është shtëpia jonë e dytë"
Metin Mutanoğlu, zëvendësdrejtori i përgjithshëm dhe kryeredaktori i Anadolu Agency (AA), nënvizoi potencialin e Turqisë në sektorin e arsimit.
"Turqia ka potencial të rritet më shpejt. Ne duhet të bëjmë çmos për të shfrytëzuar këtë potencial në çdo sektor", tha Mutanoğlu.
Ai tha gjithashtu se shpreson që Turqia të marrë vrull në muajt dhe vitet e ardhshme, pasi vendi nuk do të ketë zgjedhje gjatë katër viteve të ardhshme.
"Si të diplomuar, ju gjithashtu mund të mbështetni zhvillimin në vendet tuaja, si dhe në Turqi, nga pozicionet në të cilat punoni", shtoi Mutanoğlu.