Dzihat Aliju
08 qershor 2016•Përditësim: 09 qershor 2016
STRUMICË (AA) – Në kuadër të organizimit të Fondacionit Humanitar Turk IHH, me kontributin e Bashkisë Osmangazi të Bursës dhe Shoqatës Ensar të Maqedonisë, u organizua iftar në qytetin juglindor të Maqedonisë, Strumicë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në iftarin e organizuar në rajonin Vasilevo të Strumicës morën pjesë deputeti i partisë në pushtet VMRO-DPMNE Dejanço Eftimov, kryetari i Bashkisë së Vasilevos Vanço Stojanov, kryetari i Shoqatës Ensar Sulejman Baki dhe popullata lokale.
Anëtari i Bordit Ekzekutiv të IHH-së në Ankara, Jusuf Korkmaz, në deklaratën për gazetarin e AA-së theksoi se qëllimi i ardhjes në Maqedoni është shpërndarja e dhuratave të cilat donatorët në Turqi i kanë ofruar për nevojtarët në Maqedoni.
Duke u shprehur se në Maqedoni kanë parashikuar që të organizojnë tri programe iftari, në Kumanovë, Tetovë dhe Strumicë, Korkmaz tha se “Në programin që po organizojmë sot në Strumicë do të marrin pjesë 282 persona.”
- Në Maqedoni do të shpërndahen 3 mijë paketa ushqimore-
Korkmaz u shpreh se në Maqedoni do të shpërndahen ndihma ushqimore për gjithsej 3 mijë familje, duke shtuar më tej se “Këto pakete ushqimore mund t’i plotësojnë nevojat e një familjeje për një muaj. Brenda paketave ka sheqer, çaj, makarona, oriz, salca shtëpie dhe vaj që mjafton për tërë familjen.”
Jusuf Korkmaz gjithashtu shprehu lumturinë e të qenët i pranishëm në Maqedoni, duke theksuar në fund se popullatën e Maqedonisë e shohin si pjesë të tyren dhe se të biseduarit dhe takimi me ta është një ndjenjë shumë e mirë.