Sibel Vezaj
14 Qershor 2016•Përditësim: 14 Qershor 2016
PRISHTINË (AA) Ambasada e Turqisë në Prishtinë, me mikpritjen e ambasadores Kivilcim Kiliç, të hënën shtroi iftar për gazetarët bashkatdhetarë që veprojnë në Kosovë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në iftar morën pjesë gazetarë të shumtë, ku u diskutua për çështje të ndryshme rreth gazetarisë dhe gjendjes së qytetarëve turq në Kosovë.
Ambasadorja Kiliç, duke uruar muajin e shenjtë të Ramazanit u shpreh se Kosova tregon shembullin më të bukur të bashkëjetesës, ku shoqëritë e ndryshme respektojnë gjuhën, fenë, nacionalitetin dhe kulturën e tjetrit.
“Posaçërisht ju përfaqësues të nderuar të mediave turke, ju jeni veshi dhe zëri i vlerave shoqërore. Ju reflektoni vlerat dhe ndërgjegjen e shoqërisë, dhe me të vërtetë nëse ne sot flasim për gjuhën turke, kulturën dhe praninë e turqve në këto troje, roli i mediave turke bashkatdhetarë dhe mundimi i tyre për këtë është shumë i madh”, u shpreh Kiliç.