Muhammed Bilal Kenasari
21 Qershor 2016•Përditësim: 21 Qershor 2016
WASHINGTON (AA) - Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, në një program iftari ku ai mori pjesë duke theksuar se refugjatët e pranuar në SHBA nuk janë elementë të ndonjë kërcënimi, tha se dallimi i njerëzve sipas feve dhe vendeve nuk përputhet me vlerat e SHBA-së, raporton Anadolu Agency (AA).
Sekretari Kerry dhe përfaqësuesja e posaçme e Komisionerit të Lartët ë Kombeve të Bashkuara, aktorja amerikane Angelina Jolie me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve kanë marrë pjesë në një program iftari të organizuar nga Komuniteti Musliman i rajonit Dulles (ADAMS) .
Kerry i cili fjalimin e tij e ka nisur me shprehjen "selamu alejkum" ka rikujtuar se bota muslimane po feston muajin më të bekuar, ka theksuar se po të mblidhen të gjithë refugjatët në një shtet, do të ishte vendi i 22-të më i populluar në botë.
Duke reaguar ashpër ndaj opinioneve se refugjatët e pranuar në SHBA janë elementë kërcënues për sigurinë e brendshme të vendit Kerry tha se "As nuk mund të bëhet fjalë që të jenë ndonjë element kërcënues për vendin tonë refugjatët të cilët janë pranuar në SHBA pas nënshtrimit të një mbikëqyrjeje të caktuar."
Ndër të tjera Kerry ka theksuar se dallimi i njerëzve sipas vendit ku kanë lindur apo sipas feve nuk përputhet me vlerat mbi të cilët është formuar SHBA-ja.