25 Janar 2015•Përditësim: 16 Mars 2016
ERBİL (AA) - Sipas infromacioneve e dërguara speciale për rrefugjatët pranë OKB, Angelina Jolie ndodhet në Irak për të vizituar kapmet e rrefugjatëve në këtë shtet. Angelina Jolie pritet të vizitojë kampin e rrefugjatëve në Dohok, raporton Anadolu Agency (AA).
Përgjegjësi për rrefugjatët në Irakun Verior Kurt, Dindar Zebari, tha për AA se Angelina Jolie ka ardhur në Erbil për të ndjekur nga afër situatën e rrefugjatëve në këtë zonë. Pas një pushimi të shkurtër ajo kaloi në Dohok. Angelina Jolie, pasi të vizitojë kampin e rrefugjatëve të Dohok-ut i cili mbart një numër prej 500 mijë rrefugjatëve pritet të mbajë dhe një konferencë për shtyp.
Zebari ka thënë për AA gjithashtu se për arsye sigurie ardhja e aktores në Erbil dhe Dohok dhe programi i saj është mbajtur e fshehtë.