Şenhan Bolelli
17 Qershor 2020•Përditësim: 18 Qershor 2020
Ministria spanjolle e Shëndetësisë njoftoi se 30 persona kanë humbur jetën gjatë shtatë ditëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria, e cila vazhdon t'i rishikojë të dhënat e kaluara lidhur me pandeminë, ka përditësuar rastet javore dhe vdekjet si pasojë e virusit.
Edhe pse ministria nuk e ka azhurnuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga COVID-19 dhe e mban atë në 27.136 që nga 7 qershori, ajo njoftoi 30 pacientë kanë humbur jetë gjatë një jave.
Po ashtu, sipas testeve PCR, Spanja raportoi 141 raste të reja në 24 orët e fundit, duke njoftuar se numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 244.683.
Ministria dje njoftoi se numri javor i vdekjeve nga virusi është 25, duke konfirmuar 76 raste të reja.
Rreth 75 për qind e Spanjës gjendet në fazën e fundit të procesit të normalizimit, ndërsa gjendja e jashtëzakonshme në vend do të vazhdojë deri më 21 qershor.