Levent Tok
03 Maj 2016•Përditësim: 03 Maj 2016
HALEP (AA) - Komandanti i frontit verior të Ushtrisë Islame një prej grupeve kryesore të opozitarëve të armatosur në Siri, Ebu Faris, tha se ata po luftojnë iniciativat e PYD-së zgjerimit të organizatës terroriste PKK në territorin e Sirisë e cila po përpiqet të presë lidhjet e opozitarëve në qendër të Halepit me Idlibin dhe propagandën e organizatës kundrejt tyre, raporton Anadolu Agency (AA).
Rruga Kastillo ofron kalimin nga qendra e Halepit për në Idlib dhe që nga aty për në hapësirën nën kontroll të opozitarëve që vazhdon drejt kufirit me Turqinë. PYD-ja dhe regjimi që kanë bashkëpunuar për mbylljen e korridorit për lëvizjen e njerëzve që mbërrin në Turqi, tani janë duke bashkëpunuar edhe për mbylljen e kësaj daljeje.
Për këtë arsye rajoni Shejh Maksud nën kontrollin e PYD-së e cila ndodhet në anën e majtë të ngushticës mbi rrugën e daljes në qendër të Halepit ka një rëndësi strategjike. PYD-ja nga rajoni në formë ishulli është duke ushtruar presion mbi opozitarët të cilët përpiqen të pengojnë mbylljen e ngushticës.
Faris i cili është përgjegjës për operacionet e Ushtrisë Islame në rajonet Halep-Idlib-Latakia-Hama në një deklaratë për gazetarin e AA-së ka shpjeguar se janë hapur nga Damasku në veri i cili është edhe fusha kryesore e veprimtarisë së grupit dhe se po luftojnë për të parandaluar sulmet e PYD-së në rrugën Kastillo.