Burak Karacaoğlu
20 Qershor 2019•Përditësim: 20 Qershor 2019
Gjatë sulmeve ajrore mbi vendbanime brenda zonës së deeskalimit të përleshjeve në Idlib, të cilat i kryen regjimi i presidentit sirian Bashar al-Assadit dhe forcat ruse, kanë humbur jetën së paku shtatë civilë, raporton Anadolu Agency (AA).
Forcat e regjimit dhe ato ruse që nga orët e mëngjesit kryejnë sulme në rajonin Latamine, Arbain, Cubbeyn dhe Tel Meleh, zonë rurale në veri të Hamas dhe distriktet Maaratinuman, el-Mastume, His, Marrethirme dhe El Habit, që bëjnë pjesë në zonën e deeskalimit të përleshjeve në Idlib.
Të dhënat e Mbrojtjes Civile tregojnë se të paktën 234 civilë u vranë në sulmet nga regjimi i Asadit, grupet terroriste të mbështetura nga Irani dhe forcat ruse të kryera në muajin maj në Idlib.
Nga 17 shtatori i vitit 2018, kur me ndërmjetësim të Turqisë dhe Rusisë u arrit Marrëveshja për Idlibin, janë shpërngulur më shumë se 553.000 civilë, ndërsa si rezultat i sulmeve që forcat e regjimit vazhdojnë të kryejnë.