Mustafa Deveci
20 Qershor 2019•Përditësim: 21 Qershor 2019
Ushtria izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar ka arrestuar nëntë palestinezë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e ushtrisë izraelite thuhet se operacionet janë zhvilluar gjatë mbrëmjes në disa vende në Bregun Perëndimor dhe se palestinezët janë arrestuar me dyshimin për përfshirje në aktivitete terroriste.
Personat e arrestuar u dërguan për t'u marrë në pyetje.
Forcat izraelite shpesh me akuza të ndryshme arrestojnë palestinezët në Kuds dhe Bregun Perëndimor.
Sipas të dhënave zyrtare të palës palestineze, në burgjet izraelite ndodhen rreth 5.700 palestinezë, nga të cilët 500 mbahen në paraburgim administrativ nga të cilët 230 janë të mitur.