Bota

Shumë të arrestuar gjatë protestave kundër reformës së punës në Argjentinë

Përleshje shpërthyen pranë Kongresit në Buenos Aires, ndërsa sindikatat protestuan kundër ndryshimeve të propozuara të punës

Asiye Latife Yılmaz  | 12.02.2026 - Përdıtësım : 12.02.2026
Shumë të arrestuar gjatë protestave kundër reformës së punës në Argjentinë Foto: Luciano Gonzalez / AA

Istanbul

Shumë persona u ndaluan gjatë përleshjeve të së mërkurës mes protestuesve dhe policisë në Argjentinë, teksa demonstruesit kundërshtuan një projektligj për reformën e punës të propozuar nga qeveria e presidentit Javier Milei, transmeton Aandolu.

Mijëra njerëz u mblodhën në Sheshin e Kongresit në kryeqytetin Buenos Aires, me thirrjen e sindikatave. Tensionet shpërthyen kur turma tentoi të marshonte drejt ndërtesës së Senatit, ku po diskutohej reforma e punës.

Sipas mediave lokale, forcat e sigurisë përdorën gaz lotsjellës, plumba gome dhe topa uji për të shpërndarë protestuesit, të cilët hodhën gurë drejt policisë.

Shumë persona u tërhoqën zvarrë dhe u ndaluan gjatë përleshjeve, ndërsa katër policë raportohet se janë plagosur nga objektet e hedhura.

Pas disa orësh trazirash, policia pastroi zonën përreth Sheshit të Kongresit dhe vendosi masa të gjera sigurie.

Protestat u mbështetën nga Konfederata e Përgjithshme e Punës (CGT), një nga sindikatat më të mëdha në vend, si dhe nga parti të ndryshme politike dhe organizata shoqërore.

Soledad Mosquera, sekretare e përgjithshme e Shoqatës së Mësuesve të Arsimit të Mesëm dhe të Lartë (ADEMYS), i tha agjencisë spanjolle të lajmeve EFE: “Qeveria dëshiron ta paraqesë këtë reformë të punës si modernizim, por është qartë një hap prapa për të gjithë punëtorët dhe do të nënkuptojë skllavëri të plotë sa i përket kushteve të punës.”

Juan Carlos Giordano, deputet i Frontit të Majtë të Bashkuar, gjithashtu i tha EFE-s se ajo që po diskutohet është një “reformë pune pro-biznesit, me tipare skllavëruese.”

Pas disa orësh trazirash, policia pastroi zonën përreth Sheshit të Kongresit dhe vendosi masa të gjera sigurie.

Protestat u mbështetën nga Konfederata e Përgjithshme e Punës (CGT), një nga sindikatat më të mëdha në vend, si dhe nga parti të ndryshme politike dhe organizata shoqërore.

Soledad Mosquera, sekretare e përgjithshme e Shoqatës së Mësuesve të Arsimit të Mesëm dhe të Lartë (ADEMYS), i tha agjencisë spanjolle të lajmeve EFE: “Qeveria dëshiron ta paraqesë këtë reformë të punës si modernizim, por është qartë një hap prapa për të gjithë punëtorët dhe do të nënkuptojë skllavëri të plotë sa u përket kushteve të punës”.

Juan Carlos Giordano, deputet i Frontit të Majtë të Bashkuar, gjithashtu i tha EFE-s se ajo që po diskutohet është një “reformë pune pro biznesit, me tipare skllavëruese”.


- Projektligji për reformën e punës

Projektligji propozon kryesisht krijimin e një Fondi të Asistencës së Punës (FAL) për të mbuluar pagesat e dëmshpërblimit për largim nga puna, rishikimin e mënyrës së llogaritjes së këtyre pagesave, ndryshimin e rregullave për kompensimin e orëve shtesë dhe kufizimin e së drejtës për grevë.

Ligji aktual i punës në Argjentinë daton nga viti 1974 dhe, në dekadat e fundit, çdo përpjekje për ta reformuar atë është përballur me rezistencë të fortë shoqërore.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın