Ayhan Şimşek
20 Qershor 2016•Përditësim: 21 Qershor 2016
BERLIN (AA) – Shumica e qytetarëve evropian dëshirojnë qëndrimin Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian, ndërsa një pakicë ka frikë nga pasojat eventuale të Brexitit mbi shtetin e tyre, tregojnë të dhënat e sondazhit të cilin e ka realizuar Fondacioni gjerman Berlesmann, transmeton Anadolu Agency (AA).
Rezultatet e anketës së realizuar në muajin prill, të publikuara sot tregojnë se 54 për qind e gati 11.000 të anketuarve dëshirojnë mbetjen e Britanisë në BE, ndërsa 21 për qind përkrahin Brexitin.
Përkrahja më e madhe për mos largimin nga BE-ja, Britanisë i ka ardhur nga Spanja me 64 për qind, ndërsa më shumë mbështetës të Brexitit ka në Francë, gjithsej 25 për qind të të anketuarve.
Në mesin e përkrahësve të mëdhenj të mbetjes së Britanisë në BE janë polakët me 61 për qind, italianët me 55 dhe gjermanët me 54 për qind.