Fatma Esma Arslan
20 Qershor 2016•Përditësim: 21 Qershor 2016
PARIS (AA) - Prefektura e Parisit i bën thirrje sindikatave që të mos kryejnë marshime kundër projektiligjit të ri të punës, raporton Anadolu Agency (AA).
Prefektura në një deklaratë të publikuar ditën e sotme ka theksuar se grupi i cili më 23 qershor do të marshojë nga sheshi Bastille për në sheshin Nation të mblidhet në një pikë dhe se nuk duhet të marshojë në një pikë tjetër.
Ndërsa konfederata më e madhe e punonjësve në Francë CGT ka theksuar se më 16 qershor iu ka ardhur kërkesa por që nga ana e tyre nuk është kthyer ndonjë përgjigje.
Në konfliktet e ndodhura më 14 qershor në Paris mes protestuesve dhe forcave të sigurisë u plagosën 40 persona nga të cilët 27 policë. Protestuesit duke përfshirë edhe spitalin pediatrik Necker dëmtuan shumë dyqane e biznese që ndodheshin në itineraret e marshimit.