Mohamed Sabry Emam Muhammed
20 Qershor 2016•Përditësim: 20 Qershor 2016
BAGDAD (AA) - Më shumë se 12.000 familje irakiane kanë ikur nga Felluxha që nga muaji i kaluar, ndërkohë që luftimet mes forcave irakiane dhe terroristëve të DAESH-it janë ashpërsuar, deklaroi të hënën një zyrtar irakian, raporton Anadolu Agency (AA).
“Rreth 12.219 familje janë shpërngulur nga Felluxha dhe Saqlawiyah (afër Felluxhës)" deklaroi ministri për Emigracionin, Amer Abbas.
Më 22 maj ushtria irakiane e përkrahur nga forcat ajrore të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të filloi një ofensivë për çlirimin e Felluxhës, e cila që nga viti 2014 mbahej nën kontroll nga DAESH-i.