Onur Usta
13 tetor 2015•Përditësim: 13 tetor 2015
PARIS (AA) - Shtpëia botuese Larousse e cila njihet me botimin e enciklopedive dhe fjalorëve në Francë, në një hartë në atlasin e pregtitur për vitin 2016 Krimenë e ka treguar në territorin e Rusisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në hartën e cila ndodhet në faqen 105 të atkasit të botuar nga Larousse, Krimeja në vend të Ukrainës është vendosur në territorin e Rusisë. Por në versionin e atlasit të publikuar në internet Krimeja tregohet brenda territorit të Ukrainës.
Ambasadori i Ukrainës në Paris, Oleh Shamshur, në një deklaratë në lidhje me çështjen ka thënë: "jam shokuar që Larousse ka treguar Krimenë në territorin rus, të cilën unë shpeshherë e kam përdorur duke i besuar si burim".
Pas një referendumi të pa-pranueshëm nga kumuniteti ndërkombëtarë Krimea u aneksua njëanshëm nga Rusia me 18 mars 2014, ku dhe më pas BE-ja vendosi një sërë sanskionesh ndaj Moskës.