Kaamil Ahmed
13 tetor 2015•Përditësim: 14 tetor 2015
JERUSALEM (AA) - Në disa sulme në Jerusalem kanë humbur jetën tre persona, ndërkohë që më shumë se 20 të tjerë janë plagosur, kanë bërë të ditur burimet mjekësore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjatë një sulmi me thikë dhe me armë të dy meshkujve ndaj në autobusi në Jerusalemin Lindor është vrarë një shtetas izraelit, ndërsa 16 janë plagosur, ka thënë Yonatan Yagodovsky, zëdhënësi i Zyrës së mjekëve.
Me atë rast një nga sulmuesit u vra, ndërsa tjetri u plagos.
Në sulmin tjetër në pjesën qendrore të Jerusalemit, një izraelit u vra, ndërsa katër u plagosën kur sulmuesi kishte goditur me veturë stacionin e autobusëve dhe më pas plagosi me thikë disa persona.
Policia izraelite njoftoi se sulmuesi u qëllua dhe u arrestua.
Ditëve të fundit në Izrael janë shënuar disa sulme ku janë vrarë dhe plagosur disa persona.
Në anën tjetër, në javët e fundit forcat izraelite të sigurisë kanë vrarë së paku 27 palestinezë.
Për
të lexuar vazhdimin e lajmit duhet të abonoheni.