İsmail Çoktan
08 dhjetor 2015•Përditësim: 08 dhjetor 2015
JERUSALEM (AA) – Mësohet se ushtarët izraelit në Bregun Perëndimor kanë arrestuar 21 palestinezë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim bëhet e ditur se ushtria izraelite se si rezultat i bastisjeve të disa shtëpive në Bregun Perëndimor, 21 palestinezë i ka arrestuar me arsyetim se "janë përfshirë në akte të dhunshme".
Në deklaratën u theksua se për personat e arrestuar do të realizohen hetime.
Forcat izraelite, realizojnë shpesh arrestime me akuza të ndryshme duke bastisur shtëpitë e palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Jerusalem.