Bota

Shpërthejnë protestat gjatë dasmës së Jeff Bezos në Venecia

Dhjetëra demonstrues dolën në rrugë, duke denoncuar atë që e përshkruan si “një shfaqje të luksit të tepërt” mes vështirësive ekonomike në rritje në vend

Abdulbesar Ademi  | 26.06.2025 - Përdıtësım : 26.06.2025
Shpërthejnë protestat gjatë dasmës së Jeff Bezos në Venecia

Venecia

Dasma në Venecia të Italisë e miliarderit amerikan dhe themeluesit të kompanisë Amazon, Jeff Bezos dhe partneres së tij, Lauren Sanchez, ka shkaktuar protesta kundër pabarazisë në pasuri dhe shfaqjeve të ekstravagancës, raporton Anadolu.

Dhjetëra demonstrues dolën në rrugë, duke denoncuar atë që e përshkruan si “një shfaqje të luksit të tepërt” mes vështirësive ekonomike në rritje në vend.

Protesta u shpërnda nga forcat e sigurisë dhe disa persona thuhet se u arrestuan.

Ngjarja e profilit të lartë tërhoqi vëmendjen e mediave globale, me kritikët që theksuan kontrastin midis ceremonisë luksoze dhe vështirësive financiare me të cilat përballen shumë italianë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.