Bota

SHBA, policia qëllon për vdekje pacientin e armatosur në spitalin e Teksasit

Autoritetet thonë se oficerët qëlluan për vdekje një pacient në spitalin e zonës së Dallasit, i cili kishte armë në një dhomë urgjence

Ekip  | 30.06.2022 - Përdıtësım : 01.07.2022
SHBA, policia qëllon për vdekje pacientin e armatosur në spitalin e Teksasit

Irving

Efektivët e policisë qëlluan për vdekje një pacient në një spital të zonës së Dallasit në Teksas të SHBA-se i cili kishte armë në një dhomë urgjence, njoftuan autoritetet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Një infermiere thirri policinë të mërkurën mbrëma pasi pa se pacienti 34-vjeçar kishte armë në Qendrën Mjekësore "Baylor Scott&White" në Irving, tha zëdhënësi i policisë së qytetit, Robert Reeves.

Një oficer spitali dhe një oficer i policisë së Irving-ut u përballën me pacientin e armatosur, i cili hapi zjarr, tha Reeves. Oficerët u kundërpërgjigjen, duke e vrarë atë.

Askush tjetër nuk u pësoi nga ky incident. Autoritetet nuk e publikuan menjëherë emrin e pacientit, duke mos e bërë të ditur arsyen pse ndodhej në spital apo pse kishte hapur zjarr.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın