Bota, Koronavirusi

SHBA, mbi 140 mijë të vdekur nga COVID-19

Në 24 orët e fundit, numri i rasteve pozitive me koronavirus në SHBA është rritur për 71.117, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 3.619.633

Islam Doğru  | 16.07.2020 - Përdıtësım : 17.07.2020
SHBA, mbi 140 mijë të vdekur nga COVID-19

New York

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 140.200, prej të cilëve 1.011 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit "Worldometer" tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i rasteve pozitive me koronavirus në SHBA është rritur për 71.117, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 3.619.633.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar afro 1,65 milionë të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në mbi 44,8 milionë.

Shteti i New York-ut mbetet më i godituri në SHBA, me gjithsej 430.277 raste të konfirmuara dhe 32.495 viktima, përkundër regjistrimit të një rënieje në numrin e rasteve dhe të vdekurve.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar Brazili me 1.972.072 raste, India me 976.826 raste dhe Rusia me 752.797.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın