Bota, Koronavirusi

Iran, një foshnjë 23-ditore vdes nga COVID-19

Kryetari i Qendrës për Luftimin Kundër Koronës në Bushehr, Said Kashmiri, tha se, "Në Bushehr dje humbën jetën 9 persona nga COVID-19, në mesin e të cilëve edhe foshnjë 23-ditore"

Mustafa Melih Ahıshalı  | 16.07.2020 - Përdıtësım : 16.07.2020
Iran, një foshnjë 23-ditore vdes nga COVID-19

Stamboll

Në qytetin jugperëndimor të Iran-it, Bushehr, ka vdekur një foshnjë 23-ditore, për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Agjencisë studentore të lajmeve në Iran (ISNA), kryetari i Qendrës për Luftimin Kundër Koronës në Bushehr, Said Kashmiri, tha se, "Në Bushehr dje humbën jetën 9 persona nga COVID-19, në mesin e të cilëve edhe foshnjë 23-ditore".

Kashmiri tha se në spitalin e qytetit trajtohen 162 të sëmurë me COVID-19, prej të cilëve 35 janë të lidhur me respiratorë.

Në Iran deri më tani janë infektuar 267.061 persona, ndërsa kanë humbur jetën 13.608 nga virusi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın