Islam Doğru
28 Maj 2020•Përditësim: 29 Maj 2020
Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 102.197, prej të cilëve 1.511 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.
Të dhënat nga faqja e internetit "Worldometer" tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i rasteve pozitive me koronavirus në SHBA është rritur për 18.817, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1.747.781.
Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 490 mijë të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në rreth 15,9 milionë.
Shteti i New York-ut mbetet më i godituri në SHBA, me gjithsej 374.672 raste të konfirmuara dhe 29.553 viktima.
Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar Brazili me mbi 414.661 raste, Rusia me 379.051 dhe Spanja me 283.849 raste.