Bota, Koronavirusi

Rastet me COVID-19 shënojnë rritje në shtetet e Euroazisë

Raste të reja janë regjistruar në Ukrainë, Kazakistan, Kirgistan, Gjeorgji, Armeni, Uzbekistan dhe Moldavi

Jeyhun Aliyev  | 28.05.2020 - Përdıtësım : 28.05.2020
Rastet me COVID-19 shënojnë rritje në shtetet e Euroazisë

Ankara

Numri i të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi i ri (COVID-19) vazhdoi të rritet në të gjitha vendet e Euroazisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Shëndetësisë i Ukrainës, Maksim Stepanov, njoftoi se në 24 orët e fundit numri i rasteve arriti në 22.382 me zbulimin e virusit në 477 persona të tjerë, 104 prej të cilëve ishin punonjës shëndetësor dhe 32 prej tyre ishin të mitur.

Stepanov tha se gjithsej 1.627 fëmijë dhe 4.345 punonjës shëndetësor u infektuan me virusin.

Ai gjithashtu tha se rreth 10.300 teste janë kryer gjatë ditës së kaluar dhe se numri i vdekjeve është rritur në 669 me 11 vdekje të reja, ndërsa janë regjistruar 444 të shëruar duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 8.439.

Në mesin e Forcave të Armatosura të Ukrainës janë zbuluar gjithsej 162 raste deri më tani, në mesin e të cilëve 102 të shëruar dhe tre të vdekur.

- Kazakistani

Në Kazakistan, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se numri i rasteve u rrit për 272, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 9.576.

Deri më tani, 37 njerëz kanë vdekur ndërsa 4.768 janë shëruar.

Me karantinën ende në fuqi, aktivitetet e objekteve rekreative do të lejohen nga 1 qershori.

- Kirgistani

Zv/ministri i Shëndetësisë së Kirgistanit, Nurbolot Usenbayev, njoftoi për 74 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1.594. Numri i të shëruarve arriti në 1.066 me 23 pacientë të tjerë që u shëruan gjatë ditës së kaluar.

Usenbayev tha se janë bërë 2.338 teste në 24 orët e fundit, duke shtuar se gjithsej 2.648 persona janë duke u mbajtur nën mbikëqyrje në spitale dhe 7.184 njerëz janë në vetizolim shtëpiak.

Deri më tani, 16 njerëz kanë humbur jetën nga COVID-19.

- Gjeorgjia

Në kumtesën e Qeverisë së Gjeorgjisë thuhet se numri i rasteve me COVID-19 u rrit në 741 me zbulimin e tre rasteve të reja, ndërsa numri i të shëruarve është 573.

Gjendja e jashtëzakonshme dhe ora policore në Gjeorgji ka përfunduar të shtunën pas gati dy muajsh.

Numri i vdekjeve në vend ka qëndruar në 12, ndërsa kryeministri Giorgi Gakharia tha se situata epidemiologjike në vend është nën kontroll.

- Armenia

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së Armenisë, me 442 raste të reja, numri i përgjithshëm i rasteve u rrit në 8.226, ndërsa numri i vdekjeve u rrit për 15, duke arritur në 113.

Deri më tani, në vend janë kryer 54.931 teste, ndërsa 3.287 persona janë shëruar dhe 4.772 pacientë janë duke u trajtuar.

- Uzbekistani

Në Uzbekistan, 41 raste të tjera kanë çuar numrin e përgjithshëm në 3.396, përfshirë 2.668 të shëruar dhe 14 vdekje.

Autoritetet njoftojnë se gjithsej 552 mijë teste janë kryer në vend deri më tani, ndërsa rreth 45.455 persona mbahen nën mbikëqyrje mjekësore.

- Moldavia

Në Moldavi, dy njerëz të tjerë vdiqën nga COVID-19, duke rritur numrin e vdekjeve në 276.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjithsej 7.537 raste janë raportuar në vend deri më tani, përfshirë 4.123 të shëruar.

Rreth 40.200 njerëz mbahen nën mbikëqyrje mjekësore në vend.

Edhe 10 persona rezultuan pozitiv në testin për COVID-19 në rajonin autonom të Moldavisë të Gagauzia, duke e rritur numrin e përgjithshëm në 386, ndërsa rajoni deri më tani regjistroi 15 vdekje.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın