Jeyhun Aliyev
24 Gusht 2021•Përditësim: 24 Gusht 2021
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë evakuuar ose ndihmuar në evakuimin e rreth 48 mijë njerëzve nga Afganistani që nga 14 gushti, njoftoi Shtëpia e Bardhë të hënën në një deklaratë me shkrim, raporton Anadolu Agency (AA).
Mbi 10.900 njerëz u evakuuan nga kryeqyteti Kabul brenda një periudhe 12-orëshe të hënën, thuhet në deklaratë.
"Ky është rezultat i 15 fluturimeve ushtarake amerikane (të gjitha C-17) të cilat bartën afërsisht 6.660 të evakuuar dhe 34 fluturime të koalicionit të cilat transportuan 4.300 njerëz", shtohet në deklaratë.
Deklarata gjithashtu thekson se që nga fundi i korrikut, SHBA-ja ka zhvendosur afër 53.000 njerëz.
Marrja e kryeqytetit nga talibanët më 15 gusht shkaktoi përpjekjen për largim nga Afganistani, përfshirë personelin vendas që kanë punuar për forcat dhe organizatat amerikane dhe kanë frikë për jetën e tyre nën sundimin e talebanëve.