Hakan Çopur
24 Gusht 2021•Përditësim: 24 Gusht 2021
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Price, tha se kontrolli i Aeroportit Ndërkombëtar të Kabulit "Hamid Karzai" pas 31 gushtit është ndër çështjet e diskutuara me talebanët, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke theksuar se kanë diskutuar shumë çështje me talebanët, përfshirë mosndërhyrjen e tyre në procesin e evakuimit, Price në konferencën për shtyp deklaroi se deri më tani procesi ka vazhduar pa ndonjë problem serioz.
Price deklaroi se me talebanët gjithashtu është diskutuar edhe mbi kontrollin e Aeroportit Ndërkombëtar "Hamid Karzai" pas 31 gushtit, por ai tha se nuk do të hyjë në detajet e bisedimeve.