Melda Altakhan
10 Dhjetor 2016•Përditësim: 11 Dhjetor 2016
MANAMA (AA) - Sekretari amerikan i Mbrojtjes Ashton Carter, ka deklaruar se SHBA-ja do të dërgojë edhe 200 ushtarë të tjerë në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Carter ka mbajtur një fjalim në "Takimin e 12-të të Dialogut në Manama" në Bahrejn. Ai ka thënë se SHBA-ja do të dërgojë 200 forca ushtarake në Siri për të trajnuar grupet e armatosura vendase të cilat luftojnë kundër DEASH-it në Rakka.
Duke rikujtuar se momentalisht në Siri ndodhen 300 forca të SHBA-së, Carter në vijim ka thënë se 200 forcat ushtarake shtesë që do të dërgohen atje do të trajnojnë luftëtarët vendas dhe se në mesin e tyre do të ketë, këshilltarë, specialistë bombash, etj.
SHBA-ja dërgoi në muajit e fundit të vitit 2015 në Siri një grup ushtarësh prej 50 personash. Ndërkohë prillin e kaluar Presidenti i SHBA-së, Barack Obama deklaroi se ka dhënë urdhër për dërgimin e 250 forcave ushtarake të tjera në Siri.