Ekip
10 Dhjetor 2016•Përditësim: 10 Dhjetor 2016
SEUL (AA) - Ushtruesi i Detyrës të Presidentit të Koresë së Jugut Hwang Kyo-ahn, të shtunën u zotua se do të angazhohet në zgjidhjen e problemeve shtetërore, më pak se 24 orë pasi kryeministri mori pushtetin pas votimit në Parlament për shkarkimin e presidentes Park Geun-hye, raporton Anadolu Agency (AA).
"Qeveria ka ndërmarë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar ndonjë vakum të qeverisë, si dhe lehtësimin e shqetësimeve të popullit", deklaroi Hwang ministrave të kabinetit gjatë një takimi urgjent sipas zyrës së tij.
Ai në veçanti theksoi nevojën për të qenë vigjilent ndaj kërcënimeve të mundshme nga Koreja e Veriut dhe pasigurisë ekonomike.
"Deri më tani, tregjet e monedhës financiare dhe të huaj kanë mbetur relativisht stabile dhe siç është raportuar nuk ka ndonjë zhvillim të veçantë nga Koreja e Veriut", potencoi Hwang.