Betül Yürük
28 Nëntor 2018•Përditësim: 28 Nëntor 2018
NEW YORK (AA) – Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) paralajmëruan se në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara do të dorëzojnë projekt- rezolutë me të cilën do të dënojnë lëvizjen palestineze Hamas, raporton Anadolu Agency (AA).
Gazetari i AA-së kishte qasje në projekt- rezolutën në të cilën dënohet ashpër Hamasi për shak të sulmeve me raketa ndaj Izraelit dhe nxitjen e pretenduar të dhunës në rajon.
Në projekt- rezolutë, Hamasit dhe grupeve të tjera militante u bëhet thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të dhunës dhe provokimit.
Burimet diplomatike thonë se delegacioni amerikan po negocion me delegacione të vendeve evropiane për të fituar mbështetje në votimin në Asamblenë e Përgjithshme.
Për projekt- rezolutën, 193 anëtaret e Asamblesë së Përgjithshme duhet të prononcohen të premten ose të hënën.