Ekip
28 Nëntor 2018•Përditësim: 28 Nëntor 2018
MOSKË (AA) - Kremlini ka thënë se ende pret që takimi midis presidentit rus, Vladimir Putin dhe presidentit të SHBA-ve Donald Trump, të zhvillohet ashtu siç është planifikuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Trump, në një intervistë për “The Washington Post”, tha se mund të anulojë takimin e tij të planifikuar me Putinin në Argjentinë pas konfiskimit të tre anijeve detare të Ukrainës fundjavën e kaluar.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve sot se takimi është në rrjedhë e sipër dhe se Rusia nuk ka marrë "asnjë informacion tjetër nga homologët amerikanë".
Konflikti i nxituar midis Rusisë dhe Ukrainës shpërtheu të dielën kur rojet kufitare ruse hapën zjarr ndaj tre anije ukrainase dhe konfiskuan anijet dhe ekuipazhin.