Meryem Kasım
30 shtator 2015•Përditësim: 30 shtator 2015
JERUSALEM (AA) - Izraeli ka njoftuar se ka ndërmarrë sulme ajrore ndaj 4 pozicioneve të lëvizjes së Hamasit në Gaza, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, thuhet se: "Në kundërpërgjigje të lëshimit të raketës nga rripi i Gazës dje në mbrëmje ndaj qytetit Ashdod në jug të Izraelit avionët luftarakë të izraelit kanë ndërmarrë sulme ajrore ndaj 4 pozicioneve të lëvizjes së Hamasit në Gaza".
Zëdhënësi i ushtrisë duke vënë në dukje se raketa e lëshuar nga Gaza u asgjësua nga sistemi i mbrojtjes ajrore "Kubje e hekurt", u shpreh se: "Nuk do të ketë tolerime ndaj përpjekjeve të organizatave terroriste në Gaza për të prishur qetësinë e Izraelit dhe se ndaj këtyre do të ketë kundërpërgjigje të menjëhershme".
Ushtria izraelite në një deklaratë në mesnatën e kaluar pati theksuar se një raketë e lëshuar nga Rripi i Gazës është asgjësuar nga sistemi i mbrojtjes ajrore "Kubje e hekurt", ndërsa deri tani nga Hamasi nuk ka asnjë deklaratë që të vërtetojë pretendimin në fjalë.
Dëshmitarët patën pohuar se avionët luftarakë të Izraelit kishin ndërmarrë sulme ajrore ndaj një baze të forcave detare të Ministrisë së Brendshme Palestineze në rajonin Es-Sudanije në perëndim të Gazës.
Dëshmitarët gjithashtu duke vënë në dukje se avionët luftarakë të Izraelit kishin ndërmarrë sulme ajrore edhe ndaj bazave ushtarake dhe të trajnimit ushtarak të Brigadave të Izzeddin el-Kassam të cilat janë krahu i armatosur i Hamasit në rajonin Bejt Lahije në jug të Gazës, u shprehën se në sulme nuk kishte patur të vrarë apo të plagosur, por vetëm ka patur dëmtimeve të ndërtesave të cilat ishin si objektiv i sulmit.