Bota

SHBA dërgesa të reja në rajonin nën pushtimin e YPG/PKK-së në Siri

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, SHBA dje nga pika kufitare Simelka në kufirin Irak-Siri ka futur në zonën e YPG/PKK-së rreth 200 maune me materiale ndërtimi dhe makineri pune

Mohamad Misto, Levent Tok  | 22.04.2019 - Përdıtësım : 22.04.2019
SHBA dërgesa të reja në rajonin nën pushtimin e YPG/PKK-së në Siri

Dejrizor

MUHAMMED MİSTO

SHBA nga kufiri i Irakut ka kryer një dërgesë prej 200 kamionësh (maune) drejt rajonit Dejrizor të Sirisë i cili ndodhet nën pushtimin e organizatës terroriste YPG/PKK, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, SHBA dje nga pika kufitare Simelka në kufirin Irak-Siri ka futur në zonën e YPG/PKK-së rreth 200 maune me materiale ndërtimi dhe makineri pune.

Burimet kanë theksuar se maunet kanë mbërritur në fushën e naftës Omer në Dejrizor dhe se duke e përdour këtu si qendër do të ketë një shpërndarje në pika të ndryshme. Mësohet se materialet dhe makineritë do t'u përcillen qeverive administrative në vendbanimet nën pushtimin e YPG/PKK-së.

Rrezik që këto furnizime të përdoren për ndërtimin e tuneleve

Gjithashtu burimet kanë tërhequr vëmendjen se YPG/PKK-ja makineritë e punës mund t'i përdorë për aktivitete në gërmimin e tuneleve.

Ndërkohë bëhet e ditur se organizata vazhdon aktivitetet e saj në fjalë në vijën kufitare me Turqinë, nga perëndimi drejt lindjes në rajonet Munbixh, Ajnularab (Kobani) Tel Abjad, Rasulajn, Kamishli dhe Malikije. Së fundmi AA më 15 prill ka filmuar punimet e gërmimeve të kryera nga organizata terroriste.

YPG/PKK pushtoi edhe Dejrizorin pasi me mbështetjen e SHBA-ve nxorri nga ky qytet në mes të muajit shkurt organizatën terroriste DEASH.

Por, pavarësisht kësaj SHBA ka vazhduar dërgesat e saj me automjeteve 4x4 Hummer dhe tankerë për YPG/PKK-në, ku së fundmi në zonën e organizatës kanë hyrë rreth 100 maune më 2 prill.

Organizata terroriste në fjalë aktualisht nën pushtimin e saj ka një të tretën e territorit të Sirisë.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın